Prezencë e shtuar e Policisë së Kosovës janë parë mbrëmjen e sotme përgjatë magjistrales Merdar- Podujevë – Prishtinë, raporton Llapi.info.

Veturat e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në disa pika në rrugë, ndërkohë që policë ka edhe tek rreth i “Shqiponjës”, jo fort larg pikës kufitare në Merdar.

Ende nuk dihet pse ka forca të shumta policore në këtë anë, ndërkohë që Llapi.info ka provuar disa herë të marrë detaje nga zyrtarët përgjegjës të Policisë së Kosovës, por pa sukses./Llapi.info