Prezencë të shtuar të Policisë ka pasur sot nëpër disa rrugë të Podujevës, njofton Llapi.info
Lexues të portalit kanë dërguar fotografi ku shihet se edhe pasditen e sotme, në hyrje të rrugës për në fshatin Shajkoc ka pasur prezencë të shtuar të forcave të rendit.

Sipas tyre, forca të shtuara ka pasur edhe në rrugë tjera.
Në lidhje me këtë, Llapi.info ka provuar të kontaktojë edhe më Policinë në Podujevë, por deri më tani ka qenë e pamundur./Llapi.info







