Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Hajralla Çeku, ka prezantuar sot projektin e qendrës Multifunksionale që do të ndërtohet në Podujevë, raporton Llapi.info.
Me këtë rast, Çeku ka thënë se ministria që drejton për ndërtimin e kësaj qendreje në Llap do t’i dhurojë 1 milion euro.
“Podujeva do të bëhet me Qendër Multifunksionale, edhe një investim i MKRS për fuqizimin e të rinjve tanë Bashkë me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i Qendrës multifunksionale në Podujevë”, që do të zbatohet gjatë viteve 2022 dhe 2023. Për realizimin e këtij projekti Ministria e Kulturës siguron mbështetje financiare në vlerë prej një milion Euro”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër, ditë më parë, në ditën kur u nënshkruar ky memorandum, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se projekti i Qendrës Multifunksionale është bashkëfinancim, ku Ministria investon me 1 milionë euro, kurse komuna me 100 mijë euro.
“Kjo hapësirë që i ka munguar aq shumë Podujevës tashmë do të bëhet realitet dhe do të jetë në shërbim të komunitetit artistik dhe grupeve rinore”, ka thënë Bulliqi pos tjerash./Llapi.info