Presidentja, Vjosa Osmani, vizitën e saj në Komunën e Gjilanit, e ka përmbyllur në familjen e dëshmorit, Nusret Hajdari, raporton Llapi.info.
Osmani është pritur për Iftar në familjen e dëshmorit Nusret Hajdari, në fshatin Dobërçan.
Ajo ka thënë se në familjen Hajdari, uruam që ta vazhdojmë traditën e tillë dhe atë të solidaritetit si tipare veçuese të popullit tonë.
Shkrimi i plotë nga Vjosa Osmani:
Në përmbyllje të vizitës në Gjilan, në fshatin Dobërçan vizitova familjen e dëshmorit Nusret Hajdari te e cila gjetëm mikëpritjen në iftarin e sontëm dhe uruam që ta vazhdojmë traditën e tillë dhe atë të solidaritetit si tipare veçuese të popullit tonë.






