Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas disa shqetësimeve shëndetësore është ndalur për trajtim në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar zyra e presidentit.
“Pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, presidenti sot (20 prill) ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional”, thuhet në njoftim.
Sipas zyrës së presidentit, gjendja shëndetësore e Thaçit është stabile.
“Presidenti i shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Aty nuk është bërë e ditur nëse Thaçi i është nënshtruar testimin për koronavirusin e ri.