Lokale - eSIMy

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kosovarit shtatëvjeçar i cili u vra një ditë më parë pas një sulmi me thikë në Bazel të Zvicrës.

Në reagimin e tij në facebook Thaçi ka thënë se ndan dhimbjen me familjen e shtatëvjeçarit tashmë të ndjerë dhe të gjithë ata që janë tronditur nga ky akt.

”Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mergimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të! HTH (Foto: Blick)”