Presidenti i Zimbabwe, Emmerson Mnangagwa i ka mbijetuar një sulmi me bombë në qytetin Bulawayo.
Përderisa Mnangagwa ishte duke u larguar pasi mbajti një fjalim në stadiumin e këtij qyteti, një shpërthim me bombë ka ndodhur në afërsi të këtij lokacioni.
Sipas raportimeve të televizionit shtetëror zëvendëspresidenti Kembo Mohadi ka pësuar lëndim në këmbë pas këtij shpërthimi.
Mnangagwa erdhi në pushtet nëntorin e vitit që shkoi, duke ia zënë vendin mentorit të tij Robert Mugabe.






