Lokale - eSIMy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka reaguar për bombardimin e një kopshti të fëmijëve në Luhansk.

Ai e quajti aktin, të cilin dyshohet ta kenë kryer separatistët rusë, një “provokim të madh”.

“Bombardimi i një kopshti fëmijësh në Stanytsia Luhanska nga forcat pro-ruse është një provokim i madh”, tha Zelenskiy në Twitter.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Rusia “po përpiqet të krijojë një pretekst për të kryer një sulm të armatosur kundër Ukrainës”.

Ai u pyet nga Wall Street Journal në lidhje me komentet e Kremlinit që fajësonte Kievin për bombardimet e ndodhura sot në rajonin Donbas të Ukrainës.

“Jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për të kryer një sulm të armatosur kundër Ukrainës. Nuk ka ende siguri për qëllimet e Rusisë”, tha Stoltenberg në një paraqitje para mediave të enjten.