Kryetari i Llapit, Beqir Batatina, ishte prezent në aeroplanin e vijës së rregullt ajrore Bazel-Prishtinë, ku mbetën të lënduar 10 persona.
Për fat të mirë, Beqiri nuk pësoi ndonjë dëmtim për t’u theksuar. Lajmi është konfirmuar për gazetën nga vëllau i Beqirit, trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
“Po, është e vërtetë se vëllau im, Beqiri, ishte i pranishëm në aeroplanin që pati turbulenca të mëdha, mirëpo për fat të mirë gjendja e tij është stabile dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim”, deklaroi Batatina për Gazetën Olle.
Incidentin e ka konfirmuar për “20 minute” zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell.
Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë ka aterruar në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.
Ajo nuk ka mundur të tregoje për shkaqet e prishjes së aeroplanit.
Më poshtë mund të shihni videon nga momenti i frikshëm dhe tmerrin që përjetuan të pranishmit, përfshirë edhe Beqir Batatinën.