Një nënë ka publikuar pamjet prekëse të djalit të saj dyvjeçar, i cili shihet duke kënduar “Lamtumirë” tek varri i babait të tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Darren Langton, 33 vjeç, vdiq papritur nga shkaqe të panjohura në shtëpinë e tyre në Dorchester, Dorset, vetëm tre ditë pas ditëlindjes së parë të Harvey në tetor 2017.
Kështu Harvey i vogël u la për t’u rritur nga mamaja e tij Jessica Pillinger, dhe çifti e viziton varrin e Darrenit çdo të diel.
Por, duke mos kuptuar se çfarë do të thotë varri, Harvey preferon t’i tregojë babait të tij lodrat e tij të preferuara, ndërsa Jessica tenton përkujtimin e tij.
Pamjet emocionale tregojnë se si vogëlushi qëndron mbi gurin e gdhendur ndërsa luan me makinat e tij dhe këndon ‘bye bye daddy’ në mënyrë të përsëritur para se të shkonte në shtëpi – me një buzëqeshje në fytyrën e tij.
Ajo ka ndarë videon për të treguar se si Harvey ka një lidhje të veçantë me babain e tij pavarësisht se ata kaluan vetëm një vit të çmuar së bashku.