Dje në fshatin Ramun të Pejës, është arrestuar një person pasi kishte postuar në Facebook një foto duke shtënë me armë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte postuar në rrjetin social “Facebook” duke shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në oborrin e shtëpisë së dyshuarit ka gjetur dy gëzhoja të armës AK 47 ndërsa arma nuk është gjetur”, thotë policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Llapi.info






