Organizata e Veteranëve të Luftës ka publikuar dy fotografi në mbështetje të dy krerëve të OVL-së së UÇK-së pas arrestimeve të tyre nga EULEX-i.
Në fotografinë e Nasim Haradinaj shfaqët mesazhi “UÇK është historia jonë!”, ndërsa në fotografinë e Hysni Gucatit shfaqet mesazhi “Liria është themeli i paqes dhe demokracisë”, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati tanimë gjenden në Hagë ku kanë përfunduar seancën e parë gjyqësore nga Gjykata Speciale.






