Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka bërë edhe një thirrje për të respektuar këshillat në përpjekje për të ndalë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Ronaldo është i izoluar në Portugali, ndërsa ka bërë thirrje për tifozët e tij të shumtë nëpër botë. Evropa është goditur rëndë nga koronavirusi, por edhe kontinentet tjera po ashtu.

Ronaldo ka thënë se tani është koha që futbolli të luhet në shtëpi, raporton Koha.net.

“Nëse keni ëndërruar ndonjëherë për të luajtur për miliona nëpër botë, tash është mundësia juaj. Luaj brenda, luaj për botën”, ka shkruar Ronaldo në “Facebook”.

Ai ka publikuar një fotografi duke bërë ushtrime force për këmbë.

Sporti është goditur fuqishëm nga koronavirusi. Numri i sportistëve të infektuar po rritet vazhdimisht, ndërsa të gjitha ligat janë pezulluar.