Lokale - eSIMy

Politikani serb, Çedomir Jovanoviç, i cili e mbështet Pavarësinë e Kosovës, ka folur fjalë të mëdha për kryeministrin, Albin Kurti, njofton Llapi.info.

Jovanoviç thotë se Serbia e ka mbajtur Kurtin në burg, por asnjëherë nuk arritën t’ia thenin bindjet e tij.

Ai e vlerëson Kurtin për ‘kokëfortësinë në parime’.

Çedomir Jovanoviç, është sulmuar shumë herë në Serbi për deklaratat e tij se shteti serb duhet ta njeh Pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, Jovanoviç, njihet si politikan properëndimor dhe kundërshtar i ashpër i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.