Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me zëdhënësin e grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Nils Schmid.

Schmid përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kurti gjatë kohës sa ka qenë kryeministër është angazhuar bindshëm kundër korrupsionit, përcjell Gazeta Insajderi.

“Shkëmbime të rëndësishme me Albin Kurtin. Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Vetëvendosjes socialdemokrate u angazhua bindshëm për një proces reformues progresiv në mandatin e tij të shkurtër dhe luftoi kundër korrupsionit”, ka shkruar Schmid.

Tutje politikani gjerman ka thënë se “Ai vazhdon të ketë mbështetjen tonë të plotë”.