Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kontrolluar dy lokale që gjenden në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Sipas PK-së, gjatë po këtij aksioni janë konfiskuar edhe armë.

Njoftimet e PK-së:

Rr. Ali Ajeti, Podujevë, 03.05.2023-20:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë kontrolli i një lokali në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar  pajisje: kompjuter – shtëpiza të cilat shërbenin për veprimtarin e lojërave të fatit (bixhozit). Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Ahmet Haxhiu, Podujevë 03.05.2023-23:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë kontrolli i një lokali  ku është gjetur një shufër metalike. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

 

 

 

/llapi.info