Një qytetar nga fshati Bllacë i Suharekës kishte kërkuar ndihmë në polici për shkak se një qene endacak ishte futur në oborrin e shtëpisë së tij.

Ai ka thënë se familja e tij ndjehen të frikësuar nga qeni.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policor pastaj një polic ka shtënë në drejtim të tij dhe e ka vrarë qenin. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse dhe IPK-ja”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “Zbrazje e armës zyrtare” .