Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës  është duke vazhduar me “aksionin” për konfiskimin e armëve pa leje në Podujevë, raporton Llapi.info.

Një e tillë (pistoletë) është konfiskuar një rrugën “Salih Çitaku”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

Sipas PK-së, konfiskimi i saj me gjashtë fishekë është bërë tek një person i dyshuar.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës për pak ditë ka konfiskuar disa armë pa leje në Podujevë. Të gjitha kanë qenë pa leje. /Llapi.info