Edhe një rast i konfiskimit të druve ka ndodhur dje në Podujevë, saktësisht në fshatin Dobërdol, njofton Llapi.info.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, Njësia policore kufitare ka ndaluar kamionin me targa vendore, te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili transportonte dru teknik të llojit ahu, në mënyrë të kundërligjshme pa dokumentacion përkatës.
I dyshuari me kamionin e tij të ngarkuar me dru janë shoqëruar për në Agjensionin Pyjor Podujevë.
Njoftimi i plotë;
TRANSPORT I PALIGJSHËM I MALLIT-DRUVE
Fsh. Dobërdol, Podujevë, 22.05.2022 – 07:40. Njësia policore kufitare ka ndaluar kamionin me targa vendore, te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili transportonte dru teknik të llojit ahu, në mënyrë të kundërligjshme pa dokumentacion përkatës. I dyshuari me kamionin e tij të ngarkuar me dru janë shoqëruar për në Agjensionin Pyjor Podujevë. Pas përfundimit te procedurave me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari me kamionin e tij lirohen dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.