Lokale - eSIMy

Policia në Podujevë është duke vazhduar me planin operativ për lirimin e hapësirave publike në qendër të Podujevës, njofton Llapi.info

Kështu para pak minutash Policia së bashku me kompaninë për tërheqjen e mjeteve, kanë konfiskuar një veturë, e cila ishte parkuar në trotuar në rrugën ‘Zahir Pajaziti’.

Në lidhje me këtë plan, për t’i liruar hapësirat e destinuara për këmbësorë është shtuar patrullimi i policisë rrugore. Kështu pati thënë ditë më parë për Llapi.info, Antigona Çitaku – Dibrani, rreshtere në stacionin e Policisë në Podujevë.

Sipas Çitakut, vetëm në shtator janë konfiskuar përkohësisht 99 vetura.

“Nga data 10.09.2018 deri me datën 23.09.2018 janë tërhequr me kompaninë për tërheqje të veturave sekuestruar përkohësisht 99 vetura për parkingje të parregullta”, ka thënë ajo./Llapi.info