Policia e Kosovës ka vazhduar me aksionin për konfiskimin e armëve nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, shkruan Llapi.info.

Një e tillë është konfiskuar edhe në rrugën “Habib Zeka” në Podujevë. Kështu ka thënë Policia në raportin e saj ditor.

“Rr. Habib Zeka, Podujevë 14.08.2022 – 15:3.35. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar. Rasti nën hetime”, ka thënë PK./Llapi.info