Policia e Kosovës ka vazhduar me aksionin për konfiskimin e armëve nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, të cilat po përdoren për ahengje të ndryshme, shkruan Llapi.info.
Një e tillë është konfiskuar edhe në fshatin Llaushë. Kështu ka thënë Policia në raportin e saj ditor.
“Fsh. Llaushë, Podujevë 21.08.2022, 22:00. Është raportuar se në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore dhe kanë konfiskuar një armë Ekol 9mm dhe një karikator të zbrazët. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./Llapi.info






