Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armë pa leje në dy fshatra të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastet kanë ndodhur në fshatin Letanc dhe Lluzhan, ku është raportuar për të shtëna me armë në ahengje familjare.

“Fsh. Letanc , Podujevë 08.08.2022 – 10:16. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull  kosovar është sekuestruar një pistoletë dhe 17 gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Lluzhan, Podujevë 08.08.2022 – 17:25. Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në aheng familjar kishte shtënë me pistoletë disa herë. Pistoleta me gaz dhe tri gëzhoja janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Duhet theksuar se një veturë në qendër të Podujevës është goditur mbrëmë nga një plum bredhak./Llapi.info