Policia e Kosovës ka intervenuar në një rast dje në Parkun e “Manchesterit” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë park ka pasur disa shkrime me përmbajtje që paraqesin nxitje dhe përçarje.

“Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Policia e Kosovës.

PK s’e ka bërë të ditur konkretisht se çfarë janë ato shkrime, ndërkohë që Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info