Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës njofton se nëpër të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës, gjendja e sigurisë është e qetë dhe normale, qarkullimi i i njerëzve, automjeteve dhe mallrave zhvillohet normalisht në të dy drejtimet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, thotë se në pikën kufitare në Merdare, gjendja e sigurisë po ashtu është e qetë dhe normale.

“Qarkullimi zhvillohet normalisht në të dy drejtimet, përveç se pritjet në hyrje sipas informacioneve aktuale janë 60-90min, ndërsa në dalje janë 05-10 min deri sa të përfundojnë procedurat e rregullta të menaxhimit të kontrollit kufitar”, thotë Hoxha.