Një person në fshatin Herticë të Podujevës është shoqëruar në Polici, pasi që po transportonte dru me traktorin e tij, njofton Llapi.info.
“Fsh. Herticë, Podujevë (NN)05.12.2020-17:00. Është raportuar se gjatë patrullimit është takuar i dyshuari mashkull kosovar duke transportuar dru me traktorin e tij i cili nuk posedonte dokumentacion të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës.
Sipas PK-së, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info






