Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person dje në fshatin Bardh i Vogël në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi janë njoftuar se atje ka pasur të shtëna me armë, ku kanë takuar të dyshuarin.
Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, karikatorë me fishekë dhe gëzhoja.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.






