Një veturë e ngjashme ndodhet brenda kësaj garazhe.
Audia RS 7 prodhim i vitit të kaluar është pronë e Bekim Reçicës nga fshati Vranidoll i Prishtinës.
Por makina, sipas pronarit momentalisht është e paqasshme, pasi thotë se nuk e ka çelësin e objektit ku po e ruan.
Madje, këtë nuk mundën ta shohin as policët, kur të enjten erdhën këtu për t’ia konfiskuar.
Ndërkohë Klan Kosovës përmes një e-maili ju konfirmua se policët në fjalë kishin autorizimin për aksionin e sekuestrimit.
Klan Kosova e pati të pamundur të marrë një përgjigje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për të mësuar se cila është arsyeja e kërkesës për ta konfiskuar veturën.