Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pas mesnatës katër të dyshuar, dy shqiptar dhe dy arab, raporton Gazeta Express.
Të njëjtëve në rimorkion e kamionetës së tyre iu janë gjetur 24 persona nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.
Lexo Edhe:
Gruaja nga Gjakova sulmohet seksualisht në mes të rrugës
Ata kishin pasur qëllim që të dalin në shtetet e Bashkimit Evropian.
Të dyshuarit me udhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj dy SH/Shqiptar dhe dy Arab/Irak, pasi që në rimorkion e kamionetës së tyre janë takuar -gjetur, njëzetë e katër (24) persona shtetas nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë me qëllim të dalin në shtetet e BE-së. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.