Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave që po kërkohen si të dyshuar për vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë në Prishtinë.
Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foto të të dyshuarve, derisa ka kërkuar nga kushdo që ka informata që mund të çojnë në identifikimin e vendndodhjes së tyre.
Personat e dyshuar janë Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.

Mbrëmë në Kolovicë të Prishtinës është vrarë një 30 vjeçar pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Viktima është Egzon Haziri nga Podujeva. Ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit e cila fatkeqësisht nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë të mërkurën në QKUK.







