Policia në Berat ka arritur të parandalojnë një atentat ndaj një personi, të organizuar nga një grup kriminal, dhe ka arritur të identifikojë tre persona një prej tyre shtetas i Kosovës.

Si pasojë e kësaj, policia ka arritur të sekuestrojë dy armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së një shtetasi.

Sipas njoftimit të policisë, janë shpallur në kërkim tre shtetas, pjesëtarë të grupit të cilët dyshoheshin se do të kryenin atentatin, H. B., 55 vjeç, banues në Kosovë; A. Sh., 30 vjeç, banues në Korçë; dhe E. G., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, pas marrjes së informacioni se disa shtetas do të kryenin një vrasje në qarkun e Beratit, kanë ngritur pika kontrolli me shërbime grackë, në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale.

“Shtetasit që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara”, thuhet në njoftim.

Pas kësaj, policia kishin gjetur automjetin i cili kishte qenë i vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe të një sasie municioni luftarak.

Në vijim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, është kontrolluar banesa e njërit prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e shtetasit E. G., ku janë gjetur sekuestruar dy radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.