Në veturat e policisë së Kosovës tashmë do të jetë edhe një pajisje e re teknologjike e cila do t’iu shërbejë forcave të rendit që të detektojnë kundërvajtësitë e mundshëm në trafik.
E se si do të funksionojë kjo pajisje, në një intervistë për “Info Magazinën” në Klan Kosova ka treguar drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor në polici, nënkolonel Jeton Rexhepi.
“Policia e Kosovës në vazhdën e modernizmin të pajisjeve për kontroll të trafikut, tani ka në funksion pajisjen intelegjente e cila mundëson identifikimin e shpejtësisë në lëvizje, poashtu edhe në statik, në të dyja drejtimet, në atë të shkuarjes, por edhe në mjetet të cilat vijnë nga kahu i kundër i lëvizjes”, tha ai.
Tutje, nënkolonel Rexhepi u shpreh se kjo pajisje mundëson identifikimin e shpejtësisë, ditën dhe natën, pra 24 orë.