Disa zyrtarë policorë në Podujevë janë kërcënuar ngas një person, pasi këtij të fundit i është shqiptuar gjobë për mos bartje të maskës, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.
“Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë 31.08.2021-20:00.Deri sa njësiti policor policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare, kanë ndaluar te dyshuarin mashkull kosovar për mos respektim te masave Anti Covid për mos mbajtje të maskës, i njëjti gjatë një shqiptimi të një tikete në shenjë revolte i ka kërcënuar dhe fyer me fjalë zyrtarët policor. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia./Llapi.info






