Policia në Podujevë ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacion policor një person, raporton Llapi.info.
Sipas PK-së, shoqërimi i tij është bërë pasi tek i njëjti është gjetur një sprej.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sprej. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë PK.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e ka cilësuar rastin si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info






