Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka ndaluar një kamionetë të ngarkuar me dru kundërligjshëm, njofton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ky automjet i ngarkuar me dru është ndaluar në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës.

“Fsh. Orllan, Podujevë, 12.02.2022 – 19:33. Policia ka ndaluar një kamionetë me ngasës mashkull kosovar i cili ishte duke transportuar dru 1.5m2 pa fletë përcjellje. Drutë janë konfiskuar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Një rast i tillë ka ndodhur ditë më parë edhe në fshatin Përpellac të Podujevës. Atje, personi që u has nga policia, ka ikur në drejtim të Serbisë.

“Fsh. Përpellac, Podujevë 11.02.2022 – 13:20. Policia ka vërejtur një traktor i cili ishte duke lëvizur nga Serbia në drejtim të Kosovës dhe i dyshuari sa po ka vërejtur policinë ka braktisur traktorin dhe ka ikur në drejtim të Serbisë. Në traktor kishte të ngarkuar 5 m³ dru. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK./Llapi.info