Policia e Podujevës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në fshatin Bajçinë, i cili kishte ngarkuar kamionin e tij me dru, siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ilegalisht, raporton Llapi.info.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, automjeti me dru është konfiskuar, ndërkohë që i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Bajqinë, Podujevë 02.07.2021 ─ 21:30. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte ndaluar kamionin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Me kamion i dyshuari kishte qenë duke transportuar dru ahu për të cilat nuk posedonte fletë-përcjellje. Nga pylltari përgjegjës të dyshuarit i janë konfiskuar 3.70 metër kub dru dhe janë shkarkuar në depon e Ekonomisë Pyjore në Podujevë. Rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Duhet theksuar se Policia përgjatë disa muajve ka ndaluar disa persona, teksa ka konfirmuar traktor dhe kamionë të ngarkuar me dru pa dokumente përcjellëse./Llapi.info