Një person është shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë, pasi tek i njëjti është gjetur substancë narkotike, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas PK-së, i dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Ali Ajeti, Podujevë, 15.09.2021-20:10. Është raportuar se gjatë kontrollit në trup, te i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 20.03 gram. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info