Edhe një person është arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Arrestimin e tij e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Podujevë 22.03.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri të llojit AK-47. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./Llapi.info






