Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe dy persona të kërkuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Arrestimet janë kryer në dy raste të ndara, ndërkohë që njëri është arrestuar për shkak se i njëjti ka kërcënuar zyrtarët policorë.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë, 16.01.2022 – 03:42. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar dhe është konfiskuar arma e zjarrit AK-47 që dyshohet që është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, në rastin e dytë Policia e Kosovës s’e ka bërë të ditur arsyet që kanë çuar në arrestimin e një të dyshuari.

“Rr. Met Podjeva, Podujevë 20.02.2022-15:24. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Podujevë, është arrestuar i dyshuari-kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në raportin ditor./Llapi.info