Policia e Madridit në Spanjë ka gjobitur secilin qytetarë që nuk ka pasur leje qarkullimi nën izolim nga koronavirusi.

Policia ka ndalur automjetet dhe ka kërkuar certifikatat e udhëtarëve. Qeveria spanjolle ka marrë vendim për lehtësim të izolimit siç është kthimi në punë i punëtorëve të ndërtimtarisë dhe daljen e fëmijëve për një kohë të caktuar, por masat e gjëra nuk do të lehtësohen deri në mesin e muajit maj, transmeton KOHA.

Gjatë fundjavës është vërejtur një aktivitet i madh i njerëzve nëpër rrugë. Kjo ka detyruar policinë që të nis me gjobat për shkelësit e masave të izolimit. Të shtunën, numri i të vdekurve në Spanjë arriti në 23 mijë. Deri më tani janë të konfirmuara 234 mijë raste me koronavirus në Spanjë.