Lokale - eSIMy

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka lëshuar një apel për ndihmë nga qytetarët dhe mediat për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për disa vepra penale.

I dyshuari është:

Emri: Driton

Mbiemri: Sokoli

Emri i babait: Salih

Datëlindja: 25.03.1979

Vendi i lindjes dhe komuna: Vushtrri

Veprat penale për të cilat dyshohet:

Mashtrim (Neni 323)

Hyrje e paautorizuar kompjuterike (Neni 277/D)

Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve (Neni 277/H)

Policia e Kosovës i bën thirrje çdo qytetari që ka informacion mbi vendndodhjen e personit në fjalë që të kontaktojë menjëherë autoritetet përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:

Stacioni më i afërt policor

Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”

Emaili: info@kosovopolice.com

Numrat kujdestarë:

038 504 50 47 299

038 504 50 47 201

Policia siguron se të gjitha të dhënat e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.