Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy raste të ndara është konfiskuar një sasi e substancës narkotike dhe një thikë në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në rastin e parë, në rrugën “Met Podjeva” është konfiskuar 3.8 gram substancë narkotike.

“Rr. Met Podjeva, Podujevë 03.11.2021 – 11:00. Njësitet policore gjatë kontrollit, te i dyshuari mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të vogël substancë narkotike 3.8 gram. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, në rastin e dytë është konfiskuar një thikë në rrugën “Zahir Pajaziti”. I dyshuari është  shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info