Nexhat Sadiku, pronar i një toke mbi 2 hektarë në Veternik të Prishtinës, po thotë se ju morr prona e tij jashtëligjshëm, një herë nga shteti e më pas nga disa pronarë të rinj që ua dha shteti tokën e tij.

“Që nga viti 1938 jemi pronar legjitim të kësaj toke me dokumente me fletë poseduese. E posedojmë vërtetimin që kemi paguar për këtë tokë”, thotë Sadiku.

Ky thotë se prona e tij ju morr nga shteti në vitin 1962 pa asnjë paralajmërim e krejt pa dijeninë e tyre.

Por, tek gjatë vitit 1983 kur filloi fotografimi i pronave këta e kuptuan se toka në fjalë tashmë nuk ishte në emër të tyre. Pas 1 viti këta bënë padi për këtë dhe që nga viti 1984 është padia në gjykata për këtë pronë.

Kjo lëndë u zvarrit nëpër gjykata edhe pasluftës, ani se këta nuk po ndaleshin në kërkim të kthimit të pronës që thonë se ishte e tyre.

Por, një gjë jo fort e zakonshme me këtë tokë ndodh në vitit 2014, kur një grup prej disa personash e kthejnë pronën si tokë të tyre e që, sipas pronarëve, besohet të jetë falsifikuar gjithçka.

Ani se gjykata ua dha tokën pronareve të rinj punën po e vazhdonte ende me pronarët e vjetër.

“E ka kthyer këtë tokë në emër të pronarëve të ri dhe për të njëjtën parcelë ky trup gjykues ka mbajt seanca gjyqësore me neve në vitin 2017,2018 dhe 2019. Këto dokumente ekzistojnë”, thotë Arlind Sadiku, djali i pronarit.