Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar për kontroll një autobus në pikën kufitare në Merdar, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë.

Njoftimi i plotë:

Me datë 05.12.2022, në orët e hershme të mëngjesit policia kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Merdare gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore gjatë kontrollit në një autobus në një valixhe ka hasur një pistoletë. Janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe në bashkëpunim hetues nga stacioni policor në Podujevë janë marr me rastin, kanë përcjellë rastin deri në Pejë (për identifikimin e pronarit të valixhes, e cila është marr nga një person në Pejë), i cili menjëherë është arrestuar, intervistuar në stacion policor dhe në bashkëpunim me stacionin policor në Pejë, është iniciuar rasti si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në konsultim me prokurorinë personi pas intervistimit është liruar dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme.

No photo description available.