Lokale - eSIMy

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar armë pa leje në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia, konfiskimi i tyre është bërë në fshatin Peran dh Sfeçël të kësaj Komune, ndërkohë që janë shoqëruar në stacion dy persona.

“Fsh. Peran, Podujevë 04.09.2021 – 16:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar tek i cili njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Sfeqël, Podujevë 04.09.2021 – 21:17. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në posedim të  të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 11 fishekë.  Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Llapi.info