Dy persona janë ndaluar nga Polica në fshatin Herticë të Podujevë, pasi të njëjtit po kontrabandonin mallra nga Serbia në Kosovë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një traktor i ngarkuar me dru është konfiskuar, derisa të dyshuarit janë liruar pas intervistimit.
“Fsh. Herticë, Podujevë 28.09.2021 – 20:40. Është raportuar se njësiti policor kishte hasur dy të dyshuar meshkuj kosovar me një traktor me rimorkio të ngarkuar me rreth 5 metër kub dru të cilat kishin qenë duke i kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës. Traktori me dru është dërguar në terminalin doganor në Merdare për procedura të mëtejme, kurse të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Llapi.info






