Policia e Kosovës, gjegjësisht, policia e stacionit në Podujevë ka tentuar ta mbajë të fshehtë dhunën e profesorit i cili gjatë ditës së djeshme rrahu një gjimnazist para qindra nxënësve në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas deklaratave të policisë dhe profesorit, Sabit Kopalla, rasti gjatë ditës së djeshme ka qenë i njohur edhe për policinë.

Ata thonë janë njohur me rastin mirëpo në raportin 24 orësh lidhur me rastin nuk është raportuar asgjë. Në këtë raport tregohet vetëm për një rast të dhunës në familje.

Ngjashëm ka vepruar edhe institucionet relevante në Komunën e Podujevës.

Ata thonë se janë njoftuar nga drejtori por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë as nga ta.

Kujtojmë, se gjatë ditës së djeshme profesori i gjuhës angleze rrahu një nxënës në oborrin e shkollës fillore “Ibrahim Rugova” shkollë në të cilën gjenden disa paralele të ndara të gjimnazit./Llapi.info