117 persona janë ndaluar për 24 orë nga Policia e Kosovës pasi nuk kanë respektuar urdhëresat për kufizim të qarkullimit për shkak të koronavirusit.

58 persona të dyshuar janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, ndërsa në këtë rajon ishin 25 raste të shkeljes së urdhëresave. Ndërsa nga 18 raste në rajonin e Prizrenit janë ndaluar 32 persona.

Në total, janë regjistruar 61 raste të shkeljeve në nivel vendi.

Komunat e Kosovës të shtunën morën vendim që të vazhdojnë me kufizimin e qarkullimit prej orës 17:00 deri në orën 06:00.

Image