Policia e Kosovës njofton gjatë kohës sa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë të Leposaviqit, mbrëmë kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij.
Sipas njoftimit, jeta e personit ishte e rrezikuar përderisa zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident.
Policia thotë se personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.
Më tej, përmes njoftimit Policia ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht duke marrë parasysh kushtet atmosferike.
/Llapi.info