Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një aksion në Podujevë, pas disa hetimeve tek një person që shiste mjaltë, raporton Llapi.info.

Siç njofton policia, në vendin e ngjarjes kanë  dalë edhe inspektori i AUV-it, ku është bërë e ditur se mjalti që është shitur ka qenë i pasigurt.

“Podujevë 07.09.2022 – 18:20. Pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar , i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral. Në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin është bërë kontrolli i dy lokacioneve ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i  AUV-it i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i mallit në vendngjarje. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës s’e ka bërë të ditur identitetin e të dyshuarit./Llapi.info